Politike

VD-Berisha:Patë vrasës të dënuar si sulmonin si bisha, sigurisht që do kishte reagim

9 Janar 2022, 13:47 Nga DOSJA
VD-Berisha:Patë vrasës të dënuar si sulmonin si bisha,

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi reagimet e mbështetësve të tij në protestën e djeshme ku nuk ka ngurruar të bëjë fajtor për këtë pikërisht sulmet me karrige e tavolina të përkrahësve të Bashës, të cilët sipas tij vetëm paqësor nuk ishin.


Sipas Berishës, qëllimi ishte hapja e dyerve, gjë që e ka cilësuar si një të drejtë të tyre për ta bërë, pasi selia i takon demokratëve dhe jo Lulzim Bashës.

“Luftë është që thye një xham? E patë si qëlluan me karrige e tavolina? Sigurisht që do ketë reagim. Patë vrasës të dënuar si sulmonin si bisha të tërbuara demonstruesit. A ishte paqësor? Pse më pyet mua për një gjë që e patë vetë? Qëllimi ishte hapja e dyerve, ne e thamë atë. është e drejta jonë që të hapim dyert.”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha rikthehet në selinë blu: Mirënjohje heronjve të 8 Janarit

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll