Politike

Kush e nisi sulmin? Berisha: Ata hodhën gaz! E pranoj, u thyen xhama, u shkul porta

9 Janar 2022, 13:53 Nga DOSJA
Kush e nisi sulmin? Berisha: Ata hodhën gaz! E pranoj, u thyen xhama, u

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha pranoi se ditën e djeshme u thyen xhamat dhe u shkul porta e Partisë Demokratike. Berisha tha se sulmi u nis nga ana e mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët hodhën gazin lotësjellës.


‘Ata nuk janë më nënkryetarë, janë deputetë. I garantoj se sa më afër që të rrinë me Bashën, aq më larg janë me demokratët. A ishit ju këtu dje? Kush e nisi sulmin? Ne këtu ishim. Hodhën ata gaz. Nuk e hodhi policia gazin eparë. Pse nuk u hodh asnjë gur para gazit. Erdhi në katin e parë. Nuk shtrohet kjo pyetje. Ka njëri të gërvishtur nga pala kundërshtare? patë njëri të gërvishtur? Kjo është protesta. Asnjë s’kiushte. Sa i përket anëytarit (Bejko), ai tha që këta njerëz kanë ngrënë në shtëpinë time, e pohoi vetë dhe as nuk u keqtrajtua. U thanë fjalë që mund të mos thuhehshin. Por nuk u ushtrua dhunë. I patë këtu? Me hynj mbi demokratët. Dhunë e terror kishte në palën tjetër. PO e pranoj u thyen xhama, u shkul porta e blinduar. S’mund të ketë vend në seli.’- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR:Berisha rikthehet në selinë blu: Mirënjohje heronjve të 8 Janarit

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll