Politike

VD-Berisha: Asgjë nuk ndalon zotërimin e shumicës, mirënjohje heronjve të 8 Janarit

9 Janar 2022, 13:34 Nga DOSJA
VD-Berisha: Asgjë nuk ndalon zotërimin e shumicës,

TIRANË – Ish-kryeministri Berisha u shpreh se, asgjë nuk ndalon zotërimin e shumicës, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj heronjve të 8 Janarit, siç i cilësoi ai mbështetësit e tij që morën pjesë në protestën e djeshme në selinë e PD.

Berisha shtoi se prania e tyre sot është zotim se asgjë nuk pengon dhe ndalon konsolidimin e pluralizimit në seli, asgjë nuk ndalon zotërimin e shumicës në këtë vend.


“Erdha këtu për të shprehur në emër të komisionit përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufioshme ndaj heronjve të 8 janarit, të cilët në një mision historik me guximin me mencurinë dhe vetëpërmbajtjen që e karakterizon shumicën e pd u faktuan shqiptarëve se Lulzim Braza është sot një armik i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë. Erdha sot këtu për të falenderuar ata dhjetra mijëra protestues që u mblodhën. Të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit, të parimit themelor, të sundimit të shumicës mbi pakicën, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë, përdorën sasi toksike gazi e se pavarësisht nga këto, dyert e blinduara nga Lulzim Turpi i hapën. Prania jonë është zotim se asgjë nuk pengon dhe ndalon konsolidimin e pluralizimit në seli, asgjë nuk ndalon zotërimin e shumicës në këtë vend.”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha rikthehet në selinë blu: Mirënjohje heronjve të 8 Janarit

(a.b/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll