Politike

Berisha: Asgjë nuk e pengon këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave tona

9 Janar 2022, 13:37 Nga DOSJA
Berisha: Asgjë nuk e pengon këtë revolucion paqësor në

TIRANË – Duke folur për mediat jashtë selisë së PD, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se asgjë nuk e pengon këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike. Ai shprehu solidaritetin, mirënjohjen e tij për të gjithë demokratët që u arrestuan mbrëmjen e djeshme.

Mbrëmë, sipas Berishës, janë bërë lista dhe janë arrestuar demokratë që nuk kanë kryer asnjë lloj akti.


“Asgjë nuk e pengon këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike. Dua të shpreh solidaritetin, mirënjohjen e demokratëve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë jo Lulzim, po Lulzi. Në një bashkëpunim me Policinë e Edi Ramës. Mbrëmë janë bërë lista dhe janë arrestuar demokraë që nuk kanë kryer asnjë lloj akti. është histori turpi e Lulzimit. Gjatë këtyre orëve dje dhe sot, kam marrë qindra mesazhe nga demokratët. Janë të inkurajuar në vazhdimin e kësaj beteje që përjetuan skena që kalonin imagjinatën e tyre.”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha rikthehet në selinë blu: Mirënjohje heronjve të 8 Janarit

(a.b/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll