Politike

Mbyllja e protestës! Berisha: Njerëzit u shtrinë anës Lanës nga helmimi, u hodh gaz

9 Janar 2022, 13:45 Nga DOSJA
Mbyllja e protestës! Berisha: Njerëzit u shtrinë anës

TIRANË  – Ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha zbuloi arsyen e mbylljen së protestës së djeshme në godinën e PD. Përpara mediave, Berisha tha se shkak u bë gazi lotsjellës që ai të njoftonte përfundimin e saj. Ai shtoi se qytetarët që shkuan në protestë u shtrinë në anë të lumit të Lanës nga helmimi prej gazit lotsjellës. Ish-kryeministri këmbënguli se nuk do të kishte asnjë viktimë në ditën e djeshme.


“Arsyeja e mbylljes së protestës? Ishte gazi që hodhën në sasi toksike. Njerëzit u shtrinë në anë të Lanës nga helmimi. Ajo skenë në betejë ka tërheqje. Kjo ishte e vetmja arsye, unë isha këtu, vazhdova, hodhën gaz tek unë. Kjo më motivon që revolucioni të trimfojë. Mendoni se do të kishte viktima dje? Asnjë viktimë nuk mund të kishte. Patë njeri të armatosur. As brenda se janë punonjës të PD, janë edhe deputetë. I përgëzoj të gjithë që refuzuan skenarin kurth të Lulzim Bravës që për të shpëtar zyrën e tij kërkoi t;i përdorte mish për top. Ata s’do i prekte mish për top”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha rikthehet në PD: Protestë tjetër do ketë, datë s’kemi. Basha ushtroi terror

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll