Politike

VD-‘Ma jep iPad-in’/ Berisha: Basha ka nxjerrë armët jashtë selisë me mjetet e tij

9 Janar 2022, 13:43 Nga DOSJA
VD-‘Ma jep iPad-in’/ Berisha: Basha ka nxjerrë armët

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ditën e djeshme, kryedemokrati Lulzim Basha nxori nga selia e PD-së, armë. Përballë gazetarëve, në oborrin e selisë së PD-së, aty ku po jepte deklaratën për mediat, Berisha tha se kishte marrë shumë mesazhe nga demokratë të cilët i thonin se ndaj tyre është hedhur gaz lotësjellës.


‘Ma jep iPad. Po lexoj atë që… e kuptoni vetë ju se…Dua t’u kërkoj ndjesë..Kam shumë, kujtova se e arkivova por tjetër ka ndodhur. Një demokrate më thotë se erdha me djalin 14-vjeçar se pasi më hodhën gaz, djali më pyeste si ka mundësi që na hodhi gaz Basha. është në armiqësi me të gjithë anëtarësinë dhe anëtarët e PD. me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie. Kam ndenjur dje deri në mëngjes duke bërë listat edemokratëve që kërkonte të arrestohej. Akt kriminal. Ka fshehur vrasës e kriminelë në seli. Të dhëna të sigurta se Lulzim Brava ka nxjerrë armët jashtë me mjetet e tij.’– tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha rikthehet në selinë blu: Mirënjohje heronjve të 8 Janarit

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll