Politike

Açka: Nuk më bën fare për Ramën, bën sehir dhe harron se kush është

9 Janar 2022, 10:52 Nga DOSJA
Açka: Nuk më bën fare për Ramën, bën sehir dhe

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar pas qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së djeshme dhe sot që i ftoi në mesditë demokratët në bashkëbisedim. Në një lidhje ‘live’ me News24, Açka kërkoi ndjesë për prishjen e gjuhës dhe tha se Edi Rama është halli sot i shqiptarëve, dhe prandaj sa më shpejt të bashkohet PD-ja, aq më shpejt do t’i vijë fundi atij.

“Më vjen keq Marsela, jemi në televizion publik, por meqenëse kryeministri ynë i dashur e ka zanat të jetë vulgar dhe të prishë gjuhën, jam e detyruar dhe unë ta prish disi gjuhën për t’iu përgjigjur këtij njeriu që nuk lë rast pa bërë ato batutat e tij bajate dhe vulgare. Ai e ka përsëritur shpesh në retorikën e tij dhëmbi i prishur i Partisë Demokratike, ju e keni dëgjuar apo jo?! Unë e di që shqiptarët e sotëm nuk kanë problem dhëmbin e prishur të PD-së, e kanë problem sarkomën, sarkomën që Edi Rama iu ka vënë në shpinë shqiptarëve. Ai është halli sot i shqiptarëve, prandaj sa më shpejt të bashkohet PD-ja, sa më shpejt këto gjëra të shoshiten mes dy kampeve, po them kampeve tani meqenëse janë vendosur kampet përballë njeri-tjetrit aq më shpejt do t’i vijë fundi Edi Ramës. Dhe sa për Edi Ramën, po them atë batutën po aq vulgare sa ç’e ka thënë ai dhe nuk e kam turp fare se nuk më bën fare për Edi Ramën, ky njeri që bën vetëm sehir dhe harron se kush është dhe çfarë i ka bërë kësaj Shqipërie sot, shqiptarëve të sotëm nuk iu fare Edi për Edi Ramën”, deklaroi deputetja Açka.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flutura acka perplasje ne partine demokratike flutura acka perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll