Sport

Inter, rinovimi i Perisic duket i vështirë! Drejtuesit “vrapojnë” për krahun e majtë

8 Janar 2022, 22:54 Nga DOSJA
Inter, rinovimi i Perisic duket i vështirë! Drejtuesit

MILANO-Situata e Ivan Perisic duket e komplikuar. Futbollistit kroat i përfundon kontrata në qershor. Mesfushori kërkon një kontratë tre-vjeçare ku do të përfitojë 6 milion euro në sezon, ndërsa Interi i ofron një kontratë 2-vjeçare me 4 milion euro në sezon.Sipas Tuttosport, kërkesa e lojtarit është e tepërt për klubin që ka filluar të interesohet për zëvendësuesin e Perisic.

Ramy Bensebaini është një nga emrat për të cilin Interi po reflekton thellë prej disa javësh. Borussia Moenchenglabdach e vlerëson lojtarin, rreth 20 milionë euro.

Zikaltrit po negociojnë në rast se klubi gjerman mund ta huazojë Bensebainin, pasi Marotta dhe Ausilio nuk duan të kapen të papërgatitur nëse Kolarov dhe Perisic nuk largohen nga zikaltrit. Inter nuk e ka braktisur pistën e Filip Kostic, lojtari që aktivizohet me Frankfurt.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter perisic inter perisic

Sondazh

Poll