Sport

Benzema, 300 gola me Real Madrid! Francezi dhe Vinicius likujdojnë Valencian

8 Janar 2022, 22:30 Nga DOSJA
Benzema, 300 gola me Real Madrid! Francezi dhe Vinicius likujdojnë

SPANJË-Real Madrid harron humbjen me Getafen dhe rikthehet te fitorja, duke mposhtur 4-1 Valencian. Në Bernabeu, formacioni i Ancelottit u bë i rrezikshëm, sidomos në minutën e 42′ me traversën e goditur me një të majtë të pabesueshme brenda zonës nga Modric. Megjithatë, një minutë më vonë, Real Madrid zhbllokoi takimin kur Casemiro u pengua në zonë nga Alderete dhe Benzema nga pika e bardhë shënoi duke shënuar golin e tij të 300-të me fanellën e Real Madrid.

Në fillim të pjesës së dytë, francezi shërbeu për Vinicius, i cili shënoi për 2-0 në minutën e 52-të. Kaluan vetëm 9 minuta dhe braziliani shënoi të tretin me një goditje të saktë me kokë.Guedes krijoi idenë se ndeshja u rihap pasi shënoi në minutën e 76. Portugezi humbi fillimisht një 11-metërsh, por topi u rikthye prap tek ai, duke shënuar me kokë.

Gjithçka e vulosi ai që hapi siparin e golave, Karim Benzema duke shënuar rezultatin final në tabelë në 4-1. Kështu, Reali ngjitet në kuotën e 49 pikëve, 8 më shumë se Sevilla e vendit të dytë, por që ka edhe dy ndeshje për të rikuperuar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport real madrid valencia real madrid valencia

Sondazh

Poll