Aktualitet

Protesta, Basha: Berisha donte kufoma, firmosi daljen nga politika, policia e vonuar

8 Janar 2022, 13:45 Nga DOSJA
Protesta, Basha: Berisha donte kufoma, firmosi daljen nga politika, policia e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar firmosjen e daljes nga politika të ish-kryeministrit Sali Berisha protestën e dhunshme që u zhvillua sot para selisë blu. Përpara gazetarëve, pas sulmit e përplasjeve që lanë pas qytetarë të plagosur, Basha tha se pavarësisht dëmeve, lajmi i mirë ishte se Berisha nuk e kishte arritur objektivin e tij, marrjen e selisë së PD-së. Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se qëllimi i Berishës sot kishte qenë të linte viktima e të derdhte gjak në selinë blu, vetëm e vetëm për ata marrë PD-në në duart e tij. Sipas Bashës, Partia Demokratike Berishës i duhet si bunker për tu mbrojtur pas shpallja e tij non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kryedemokrati hodhi akuza të forta dhe mbi Policinë e Shtetit për të cilët tha se nuk kanë ndërhyrë në momentin që ka nisur dhuna në selinë blu. Ai shtoi se efektivët kanë mbërritur në seli një orë e gjysmë me vonesë sepse sipas tij, ky ishte skenari i thurur nga Berisha e kryeministri Edi Rama, të cilët i konsideroi ‘vëllezër siamezë’. I pyetur se përse kërkoi ndihmë nga polica, kreu i PD-së tha se nuk ka ndodhur një asnjë moment një gjë e tillë. Ai tha se njoftimi i dalë nga selia blu, ishte vetëm një rikujtesë për punën që duhet të kishin bërë vetë uniformat blu.

I pyetur se përse gënjeu për dyert e blinduara në seli, Basha ftoi sërish gazetarët duke këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë derë të tillë. Ai shtoi se është bërë vetëm shtesa e disa dyerve në korridore, pas paralajëmrimeve që në protestë do të kishte dhunë, trafikantë e kriminelë. Sipas Bashës, detyra e tij ishte që të merrte masa të tilla që të mos kishte ‘dalje arkivolesh’ nga selia.

Hapi i radhës i paralajmëruar nga Basha është dalja në terren për të mbajtur sa më pranë edhe demokratët që sot u panë krah Berishës e sipas kreut të PD-së, ishin vetëm pakica.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Salianji u fotografua me shkop, Basha: S’kam parë njeri me hunj në duar

Basha: PD s’ka hedhur gaz lotsjellës, policia gënjen, nuk ndërhyri kur nisi dhuna

Basha e pranon: Dyert e reja u instaluan që të mos kishte arkivole

Edhe Rama “non grata”? Basha: Berisha komunikon vazhdimisht me të,s’e lidh gjë me PD

Basha AKUZA drejtuesve të Policisë:Lart u ngjitën kriminelë.Granata? S’kemi të tilla

Basha: Berisha e Rama, dy vëllezër siamezë, duan të çajnë PD në gjysmë

Basha: Berisha e kriminelët e armatosur synonin viktima, faleminderit që s’e lejuat

Protesta e dhunshme Basha: Lajm i mirë, objektivat e Berishës s’u realizuan

Protesta e dhunshme, Basha del për herë të parë para gazetarëve, foto nga selia blu

VD-I veshur me këmishë! Bardhi del te porta e PD-së: Të futen brenda gazetarët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll