Bota

Aksioni me kriptovalutat/Policia sekuestron 39 aparate në Prishtinë

8 Janar 2022, 20:41 Nga DOSJA
Aksioni me kriptovalutat/Policia sekuestron 39 aparate në Prishtinë

KOSOVË – Policia e Kosovës ka sekuestruar ditwn e sotme 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës”.

Aksioni është zhvilluar nga njësitet e stacionit policor veriu në Prishtinë. Policia ka njoftuar se 35 nga 39 aparate në kohën kur po kryhej kontrolli ishin në funksion.

“Me datë 08.01.2022, njësitet nga Stacioni Policor veriu Prishtinë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës”, ku janë gjetur dhe sekuestruar 39 mjete për prodhimin e kriptovalutave, 35 prej të cilave në kohën kur po kryhej kontrolli ishin në funksion. Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Aksioni i policisë filloi pasi Ministrja Artane Rizvanolli morri vendimin për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë. Rizvanolli njoftoi se këtë vendim e ka marrë me rekomandimet e Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosove kriptovaluta kriptovaluta ne kosove policia e kosoves kosove kriptovaluta kriptovaluta ne kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll