Bota

Efektet e Covid, tre çifte divorcohen në Greqi, shkak vaksinimi i fëmijëve

8 Janar 2022, 18:51 Nga DOSJA
Efektet e Covid, tre çifte divorcohen në Greqi, shkak vaksinimi i

GREQI – Një efekt anësor i programit të vaksinimit Covid-19 është rritja e rasteve të divorceve në ishullin Rodos, në Greqi.

Sipas Protothema, mosmarrëveshja mes prindërve nëse fëmijët e tyre do të vaksinohen apo jo kundër koronavirusit ka bërë që tre çifte nga Rodosi të bëjnë kërkesë për divorc në gjykatat e ishullit. Ata kanë nisur procedime dhe pritet që së shpejti disa prej tyre të arrijnë në sallat e gjyqit.

Bazuar në të njëjtin raport, mosmarrëveshja kryesore mes çifteve ka të bëjë nëse fëmijët e tyre duhet të bëjnë apo jo vaksinën kundër Covid-19. Në këto raste njëri nga prindërit është pro vaksinimit kruse tjetri mendon se fëmijët e tyre nuk duhet të vaksinohen. Prindërit në të tre rastet janë të moshës 40-50 vjeç dhe kanë pikëpamje diametralisht të kundërta për këtë temë, e cila thuhet se ka qenë shkaku i divorcit të tyre.

Megjithatë, psikologët që përgjithësisht merren me hetimin e sjelljeve gjatë pandemisë, theksojnë ndër të tjera se kjo sigurisht mund të jetë arsyeja që një çift të prishë lidhjen apo martesën e tyre. Është fakt, bazuar në të dhënat se në dy vitet e fundit janë shtuar divorcet dhe tensionet mes çifteve, si dhe incidentet e dhunës në familje dhe ato me bazë gjinore, shumë kohë përpara se të dilte në familje çështja e vaksinimit. Mosmarrëveshje të ngjashme për këtë çështje kanë sjellë divorce edhe në pjesë të tjera të Greqisë, ndërsa konsiderohet e sigurt se këto tre raste nuk do të jenë të vetmet.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni divorcet divorci efekti covid 19 greqia divorcet divorci efekti covid 19 greqia

Sondazh

Poll