Bota

Dodik: Në pesë vitet e ardhshme e shoh Republikën Srpska si një shtet të pavarur

8 Janar 2022, 18:23 Nga DOSJA
Dodik: Në pesë vitet e ardhshme e shoh Republikën Srpska si

SARAJEVË – Milorad Dodik, kreu i Partisë së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), partia udhëheqëse në entitetin Republika Srpska (RS), ka thënë ditën e sotme se e sheh Republikën Srpska si shtet të pavarur në pesë vitet e ardhshme.

Sipas 021.rs, Dodik tha se Bosnjë dhe Herzegovina mbijeton vetëm sepse mbahet nga faktori ndërkombëtar , duke shtuar se forca është e vetmja gjë që ka mbetur për të ruajtur aty.

“Tani Milorad Dodik është duke u sulmuar ashpër,” tha ai, duke deklaruar se do të ishte shumë më e lehtë të tregohej unitet politik në Republika Srpska.

Duke folur për sanksionet e vendosura ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak ditë më parë, Dodik vlerësoi se amerikanët janë gati të shkojnë deri në fund teksa përsëriti se në fillim të javës së ardhshme do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Fuqia e Zotit nuk lutet dhe Zoti nuk e do pushtetin”, përfundoi Dodik, duke theksuar se të huajt po i kërkojnë të ndryshojë retorikën.

Lideri i serbëve të Bosnjes u shpall “non grata” nga SHBA për akuzat e aferave korruptive dhe përpjekje për destabilizimin e Bosnje-Hercegovinës me deklaratat e tij. Gjithashtu departamenti i Thesarit në SHBA bllokoi televizionin e Millorad Dodik “Alternative Televizija” dhe pasuritë e tij duke e konsideruar të korruptuar. Ai akuzohet nga SHBA se ka cënuar Marrëveshjen e Dejtonit, e cila në 1995 hapi rrugën për krijimin e shtetit të sotëm boshnjak.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bosnje e hercegovinë milorad dodik republika srpska sanksionohet milorad dodik bosnje e hercegovinë milorad dodik republika srpska sanksionohet milorad dodik

Sondazh

Poll