Bota

Autobusi prishet në mes të rrugës për Gjermani, kompania: Jemi të zënë me punë

8 Janar 2022, 18:36 Nga DOSJA
Autobusi prishet në mes të rrugës për Gjermani, kompania:

KOSOVË – Autobusi i kompanisë “Barileva Turist” në Kosovë është prishur ditën e sotme në autostradën afër Budabestit, kryeqytetit të Hungarisë në rrugëtim e sipër.

Mbi 100 udhëtarë nga Kosova, të cilët kishin marrë rrugën drejt Gjermanisë kanë ngëlur në rrugë. Ata thonë se kanë nëntë orë që kanë mbetur në autobusin e prishur, duke pritur që të zëvendësohet automjeti për ta vazhduar rrugën. Udhëtarët janë ankuar se janë pa ngrohje dhe që u janë mbaruar ushqimet që kanë pasur me vete.

Kompania nuk ka dhënë as një njoftim e nuk ka pranuar të shpjegojë situatën teksa ka thënë se janë shumë të zënë me punë, duke mos dhënë sqarime të tjera.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora “barileva turist” autobus gjermania kosova “barileva turist” autobus gjermania kosova

Sondazh

Poll