Bota

Shpërthen vullkani në Galapagos, hiri dhe llava derdhen në oqean

8 Janar 2022, 19:44 Nga DOSJA
Shpërthen vullkani në Galapagos, hiri dhe llava derdhen në oqean

GALAPAGOS – Një vullkan në ishujt Galapagos shpërtheu ditwn e premte, duke hedhur hi dhe llavë në Oqeanin Paqësor.

Sipas The hill, vullkani “Wolf”, vullkani më i lartë në ishuj, shpërtheu për herë të parë që nga viti 2015, por aktualisht nuk është një kërcënim për njerëzit apo speciet vendase.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, shpërthimi bëri që një re hiri të ngrihej 12,444 këmbë mbi nivelin e detit me tetë persona, duke përfshirë shkencëtarë dhe roje të parkut kombëtar, të evakuuar menjëherë.

Komiteti i Operacioneve Emergjente të Ekuadorit po monitoron shpërthimin në ishullin Isabela për të gjurmuar se ku po rrjedh llava por aktualisht thanë se vullkani nuk është një kërcënim sepse llava nuk po rrjedh në zonat ku jetojnë njerëzit.

Vulkani “Wolf” është një nga disa vullkanët që janë aktive në Ishujt Galapagos.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota video galeri ishujt galapagos rindizet vullkani shperthen vullkani vullkani wolf ishujt galapagos rindizet vullkani shperthen vullkani vullkani wolf

Sondazh

Poll