Bota

Horrori në Francë/38-vjeçari i pret kokën dhe organin gjenital, i çon në Polici

8 Janar 2022, 19:13 Nga DOSJA
Horrori në Francë/38-vjeçari i pret kokën dhe organin

FRANCË – Një burrë është paraqitur në një stacion policie në Francën juglindore, në Frejus, ditën e sotme dhe ka rrëfyer se ka vrarë një person duke treguar si dëshmi të asaj që kishte bërë, kokën dhe organet gjenitale të viktimës, të cilat i mbante në një çantë shpine.

Sipas Local.fr, burri dëshmoi se ai kishte kryer vrasjen me paramendim një natë më parë dhe përmendi edhe emrin e viktimës së tij.

Policia tha se autori 38-vjeçar tregoi kokën e personit dhe u dërgua menjëherë në paraburgim. Për 38-vjeçarin do të përgatitet një raport psikiatrik.

Hetuesit u drejtuan në një apartament në qytet ku burri tha se kishte kryer krimin dhe gjetën një kufomë të prerë. I arrestuari ishte i njohur për autoritetet për kundravajtje të ndryshme, por jo krime të kësaj natyre.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arrestohet vrasesi france vrasja ne france arrestohet vrasesi france vrasja ne france

Sondazh

Poll