Bota

Mediat e huaja i bëjnë jehonë protestës: Luftë për pushtet, kriza në PD shqetësuese

8 Janar 2022, 16:06 Nga DOSJA
Mediat e huaja i bëjnë jehonë protestës: Luftë për

TIRANË- Protesta e thirrur ditën e sotme nga ish-kreu i Partisë Demoktratike, ka bërë jehohë edhe në mediat e huaja të cilat i kaë dedikuar një artikull.

Mbështetësit e Berishës shqyen dhe shkallmuan dyert e selisë së PD duke u futur brenda dhe duke shkaktur mjaft dëme në katin e parë siç u paraqit edhe nga fotot të cilat janë pasqyruar edhe në mediat e huaja. Mediat botërore si Reuters, Jerusalem post, Euronews apo Washington Post shkruajnë për dhunën dhe trazirat në selinë e PD-së.

Policia hodhi gaz lotsjellës kundër protestuesve në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë në opozitë që ndodhet në një luftë për pushtet” shkruanReuters”.

Sali Berisha u përjashtua nga partia vitin e kaluar pasi Uashingtoni e ndaloi atë të hynte në Shtetet e Bashkuara për korrupsion” shkruan “Euronews”.

“Jerusalem Post” thekson se “Gjatë trazirave të së shtunës, mbështetësit e Berishës përdorën çekiç për të thyer dyert”. Gjithashtu “Washington Post” ka pasqyruar lajmin: “Mbështetësit e opozitës shqiptare përplasen për lidershipin e partisë”, shkruan gazeta prestigjoze.

“Incidente të rënda” i cilësojnë mediat greke ngjarjet e sotme teksa shtojnë se “kriza në Partinë Demokratike të Shqipërisë ka shkaktuar shqetësim të përgjithshëm”.

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota euronews mediat e huaja partia demokratike perplasje ne partine demokratike the washington post euronews mediat e huaja partia demokratike perplasje ne partine demokratike the washington post

Sondazh

Poll