Bota

NATO: Nuk do krijojmë aleatë të klasit të dytë për të qetësuar Rusinë

8 Janar 2022, 15:54 Nga DOSJA
NATO: Nuk do krijojmë aleatë të klasit të dytë për

SHBA – Ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan në një video-konferencë për të diskutuar praninë ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës. Moska ka dislokuar ndërkohë afërsisht 100,000 trupa në kufijtë e Ukrainës dhe Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg tha se përqëndrimi i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës po vazhdon.

Ne e mbështesim Ukrainën. Ne jemi gati të angazhohemi për kontrollin e armëve konvencionale dhe bërthamore me Rusinë, por kjo duhet të jetë reciproke. Ne nuk mund të përfundojmë në një situatë ku të kemi anëtarë të klasit të dytë të NATO-s dhe ku NATO-ja si aleancë nuk i lejohet t’i mbrojë ata. Rreziku i konfliktit është real. Veprimet agresive të Rusisë minojnë seriozisht rendin e sigurisë në Evropë,” tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO nuk mund të bëjë kompromis mbi sovranitetin e kombeve dhe do t’i lejojë çdo kombi të zgjedhë rrugën e tij drejt anëtarësimit.

Pretendimet e Rusisë

Në dhjetor Rusia i paraqiti SHBA-sënjë listë të kombinuar me ankesa dhe kërkesa, që përfshinte fundin e dislokimeve të NATO-s në krahun lindor të aleancës si dhe moszgjerimin e mëtejshëm të NATO-s. NATO-ja i ka refuzuar formalisht të gjitha këto kërkesa, duke thënë se Rusia nuk ka të drejtën e vetos për vendet që anëtarësohen në aleancë ose nuk mund të diktojë qëndrimet e saj.

Kohët e fundit qeveritë e Suedisë dhe të Finlandës, shtete që nuk janë anëtare të NATO-s, thanë se vendimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n e shohin si të drejtën e tyre për vetëvendosje pas dislokimit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën. Zyrtarë rusë dhe përfaqësues të NATO-s do të takohen të mërkurën (12.01) në Gjenevë në kuadër të Këshillit NATO-Rusi. Ky është takimi i parë që prej vitit 2019.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nato rusia ukraina nato rusia ukraina

Sondazh

Poll