Politike

VD- Policia merr në dorëzim PD, Berisha dhe Basha të dy të “ngujuar” në seli

8 Janar 2022, 12:11 Nga DOSJA
VD- Policia merr në dorëzim PD, Berisha dhe Basha të dy të

TIRANE- Në kohën kur mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë larguar me gaz lotjsellës dhe ujë nga ana e Policisë së Shtetit, një tjetër episod interesant është duke u zhvilluar nga brenda ambienteve të PD.

Brenda në seli ndodhen të dy, edhe kryetari aktual Lulzim Basha edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha ndodhet në zyrat e FRPD, të cilat u hapën më herët nga turma e protestuesve, ndërsa Lulzim Basha vazhdon të jetë në zyrën e tij.


FNSH ka marrë në mbrojtje godinën, ndërsa shoqërimet e para sapo kanë nisur.

Protestuesit janë larguar në zonën jashtë selisë, ndërsa nuk kanë munguar lëndimet dhe incidentet me protestuesit, ku disa prej tyre janë ndjerë keq për shkak të gazit lotjsjellës që është përdorur nga grupi Basha dhe policia.

LAJMI KRYESOR: ‘Luftë’/ Berisha rrethon godinën, dhunë nga brenda, disa të lënduar! PD: Ai do gjak!

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne pd protesta 8 janar perplasje ne pd protesta 8 janar

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2022, 11:52

VD-Kapsollë apo…? Shpërthim i fortë brenda PD

TIRANE– Një shpërthim i fortë është dëgjuar nga brenda ambienteve të Partisë Demokratike. Nuk dihet ende nëse është kapsollë apo një tjetër lëndë shpërthy...