Politike

Dhuna në PD! Ambasada italiane: E papranueshme, në shkelje të Kushtetutës

8 Janar 2022, 14:27 Nga DOSJA
Dhuna në PD! Ambasada italiane: E papranueshme, në shkelje të

TIRANË– Ambasada italiane në Tiranë ka reaguar për protestën e dhunshme të zhvilluar ditën e sotme para selisë së Partinë Demokratike, e thirrur nga Sali Berisha. Ambasada italiane thekson se përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar”.

REAGIMI:

Ambasada e Italisë dënon me forcë aktet e dhunës që u ushtruan gjatë protestës politike në Tiranë. Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar.U takon forcave të rendit të garantojnë ushtrimin në mënyrë të ligjshme të së drejtës për të protestuar si dhe për të ndërhyrë me mjetet e duhura nëse dhe kur do të jetë e nevojshme. Ftojmë të gjitha palët të shmangin dhunën si dhe të zgjidhin paqësisht çdo mosmarrëveshje. Politika pikërisht për këtë shërben.

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Policia nis shoqërimet, Rama gjithë ironi, Basha kërkon mediat në zyrë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasada italiane perplasje ne partine demokratike ambasada italiane perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll