Politike

Ndodhet brenda selisë së PD, Salianji: Ka njerëz të sëmurë dhe të plagosur brenda

8 Janar 2022, 12:24 Nga DOSJA
Ndodhet brenda selisë së PD, Salianji: Ka njerëz të

TIRANË– Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka deklaruar se brenda selisë së Partisë Demokratike ka njerëz të plagosur. Për ‘News24’, Salianji është shprehur se në vendin ku ndodhet nuk ka hapësirë për të qëndruar të gjithë së bashku.


“Ka njerëz që janë të plagosur. Ka njerëz të sëmurë. Është një situatë e paimagjinueshme e bërë për interesat personale të një njeriu. Ne po qëndrojmë në zyra të ndryshme. Nuk ka hapësira për të qëndruar të gjithë në një vend. Jemi në zyrat e PD, ishim në një ditë pune. Kjo nxitje dhune, ky qëndrim aty si gjeneral i një ushtrie të vdekur, për të marrë përpara përfaqësuesit më të lartë të PD, deputetët e zgjedhur, është e papranueshme dhe duhet të marrin përgjigjen e merituar dhe të plotë për cdo cenim që është bërë”, tha Salianji.

LAJMI KRYESOR: ‘Berisha ‘luftë’ në PD, shqyhen dyert e blinduara, ndërhyn Policia/ PD: Ai do gjak!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji perplasje ne partine demokratike ervin salianji perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2022, 11:52

VD-Kapsollë apo…? Shpërthim i fortë brenda PD

TIRANE– Një shpërthim i fortë është dëgjuar nga brenda ambienteve të Partisë Demokratike. Nuk dihet ende nëse është kapsollë apo një tjetër lëndë shpërthy...