Politike

Qytetarja përplaset me mbështetësit e Berishës: Ia ka vënë Amerika në lule të ballit

8 Janar 2022, 14:55 Nga DOSJA
Qytetarja përplaset me mbështetësit e Berishës: Ia ka

TIRANË – Protesta e thirrur ditën e sotme nga ish-kreu i Partisë Demoktratike, Sali Berisha, ka bërë që shumë nga protestuasit të dalin në rrugë ku dhe janë përplasur me disa prej qytetarëve.

Fax News ka publikuar videon e rastit më poshtë ku një përplasje ka ndodhur mes mbështetësve të Berishës dhe një qytetareje. Qytetarja e revoltuar i thotë protestuesit se ai nuk ka bukë në shtëpi ndërkohë që Berisha ka gjysmën e Tiranës çka ka bërë që protestuesi t’i thotë se i është rritur gjuha nga demokracia. Kjo ka bërë që qytetarja të nxhehet edhe më tepër dhe t’i thojë se Berisha nuk ka ku shkon pasi është nën shënjestrën e SHBA dhe këtë fat do të kenë edhe protestuesit. E megjithatë duket se ai as që do t’ja dijë teksa i thotë se pas referendumit që do mbajnë do përzënë edhe ambasadoren, duke ju referuar Yuri Kim.

Debati i plotë:

Qytetarja: Ti s’ke bukë të hash në shtëpi, Saliu ka gjysmën e Tiranës

Mbështetësi i Berishës: Ti ke frikë nga ai, të është rritur gjuha ty, prej demokracisë

Qytetarja: Ja ka vënë Amerika këtu (në lule të ballit) , ashtu do tjua bëjë edhe juve

Mbështetësi i Berishës: Çfarë Amerike, pse Amerika më ka pjellë mua, të bëjmë Referendum dhe ta përzejmë prej këtej atë ambasadoren.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll