Politike

PROTESTA në PD/ Sandër Lleshaj: Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë

8 Janar 2022, 14:39 Nga DOSJA
PROTESTA në PD/ Sandër Lleshaj: Egërsirat nuk zbuten duke u

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së demokratëve në selinë blu. Me anë të një statusi, Lleshaj thotë se sot nuk ndodhi asgjë e re e se e gjitha ishte një deja vu e asaj që ndodh prej 3 dekadash në Tiranë.

REAGIMI:

NUK NDODHI NDONJË GJË E RE AS SOT Ishte vetëm një déjà vu në radhën e gjatë të atyre, që ky vend i mjerë përjeton prej tri dekadash, ajo që ndodhi sot në Tiranë. I njëjti frymëzues, të njëjtët ekzekutorë dhe po të njëjtët të verbër që nuk dinë se çfarë bëjnë. Edhe si përherë, e njëjta filozofi: dhunë në vend të ligjit dhe institucioneve. Ata që kanë moshë të mjaftueshme, kanë plot ngjarje të ngjashme në kujtesë. Për më të rinjtë, besoj se mjafton të kujtojnë dhunën e vitit 2019. E vetmja gjë e re sot ishte shënjestra e sulmit. Mbijetesa e këtij fenomeni turpërues për Shqipërinë nuk lidhet me ndonjë cen gjenetik të popullit shqiptar, por vetëm me stepjen e organeve të drejtësisë përballë organizatorëve të dhunës gjatë këtyre viteve. Sot ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë. Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë.

LAJMI KRYESOR: POST-PROTESTË/Policia nis shoqërimet, Rama gjithë ironi, Basha kërkon mediat në zyrë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sander lleshaj perplasje ne partine demokratike sander lleshaj

Sondazh

Poll