Politike

Pse u tërhoq/Fill pas një telefonate, Berisha mori vendimin për mbylljen e protestës

8 Janar 2022, 14:01 Nga DOSJA
Pse u tërhoq/Fill pas një telefonate, Berisha mori vendimin për

TIRANË – Pas më shumë se tre orësh,ish-kryeministri Sali Berisha vendosi pak më parë të mbyllë protestën kombëtare, e cila sipas tij kishte për qëllim rimarrjen e selisë së Partisë Demokratike.

Pas disa tentativash për t’u futur në selinë blu, Berisha dhe militantët e tij janë larguar pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Berisha tentoi dy herë të tjera për t’u rikthyer në selinë blu, por ai dhe mbështetësit e tij u sprapsën nga forcat e policisë.

Pasi erdhi përqark unazës dhe rrugës së Lanës, Sali Berisha është tërhequr pas një telefonate që ka marrë në celular, siç deklaruan burime mediatike që kanë qenë pranë tij në ato momente.

Nuk bëhet me dije se kush e telefonoi Sali Berishën, por fill pas këtij komunikimi, ish-kreu i demokratëve, ka tërhequr turmën drejt banesës së tij nga ku njoftoi mbylljen dhe shpërndarjen e militantëve.

LAJMI KRYESOR: ‘Berisha ‘luftë’ në PD, shqyhen dyert e blinduara, ndërhyn Policia/ PD: Ai do gjak!

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll