Politike

Berisha në protestë, Armina Mevlani kundër Bashës: Ki pak dinjitet zotëri…

8 Janar 2022, 14:01 Nga DOSJA

TIRANË- Armina Mevlani, bloggerja dhe njëkohësisht partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit lidhur me protestën e ditës së sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Armina i ka bërë thirrje kryetarit të PD, Lulzim Bashës të ketë pak dinjitet dhe të largohet nga shtëpia e demokratëve të vërtetë të cilën e ka uzurpuar. Megjithatë ajo thotë se për liderin e opozitës, dinjiteti është një fjalë e huaj pasi nëse do e njihte do ishte larguar pas disfatave të vazhdueshme. Ajo e quan opozitën fallco e që mbështetet nga Policia e Shtetit.

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet. Me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100″, shkruan Mevlani.

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike showbiz armina mevlani sali berisha shkëlzen berisha armina mevlani sali berisha shkëlzen berisha

Sondazh

Poll