Aktualitet

Tensionet tek PD, delegacioni i BE: Ruani qetësinë, distancohuni nga dhuna

8 Janar 2022, 11:42 Nga DOSJA
Tensionet tek PD, delegacioni i BE: Ruani qetësinë, distancohuni nga

TIRANE– Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka kërkuar distancim të të gjitha palëve nga dhuna në protestën që është duke u zhvilluar pranë Partisë Demokratike. Në një njoftim për mediat, BE kërkon që të ruhet qetësia duke shkuar kështu në të njëjtën vijë me Ambasadën Amerikane dhe atë Britanike.

NJOFTIMI I PLOTE:

Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE.

LAJMI KRYESOR: Plas në PD/ Mbështetësit e Berishës shqyejnë derën, futen në seli! Goditet Bejko

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike luigi soreca perplasje ne pd protesta 8 janar luigi soreca perplasje ne pd protesta 8 janar

Sondazh

Poll