Aktualitet

Tensionet, PD: Turp ku përfundove Sali Berisha, ke vetëm 800 mercenarë me vete

8 Janar 2022, 11:26 Nga DOSJA
Tensionet, PD: Turp ku përfundove Sali Berisha, ke vetëm 800

TIRANE- Partia Demokratike ka bërë një reagim zyrtar pas tensioneve që kanë përfshirë selinë e PD. Në një deklaratë për mediat, teksa i drejtohet Berishës, duke e barazuar me kryeministrin Edi Rama në ngjarjet e 21 janarit 2011, PD deklaron se Berisha kërkon të marrë PD me dhunë, ndërsa i referohet protestës si një grumbullim me “800 mercenarë” (ushtarë të paguar).

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve!

Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët. Janë më pak se 800 mercenarë në oborrin e PD, që ushtrojnë dhunë në këtë përpjekje të turpshme kundër demokratëve.

Aktet e dhunës së sotme kundër Partisë Demokratike shënojnë izolimin final të Sali Berishës dhe largimin me turp nga skena politike.

LAJMI KRYESOR: Plas në PD/ Mbështetësit e Berishës shqyejnë derën, futen në seli! Goditet Bejko

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike perplasje ne pd protesta 8 janar perplasje ne pd protesta 8 janar

Sondazh

Poll