Aktualitet

Gazi në seli, reagon policia: Nuk kemi bërë asnjë veprim… nuk është yni (NJOFTIMI)

8 Janar 2022, 11:31 Nga DOSJA
Gazi në seli, reagon policia: Nuk kemi bërë asnjë

TIRANE- Policia e Shtetit qartëson se në protestën që është duke u zhvilluar jashtë ambienteve të Partisë Demokratike, strukturat policore deri më tani nuk janë përfshirë në asnjë përplasje. Duke iu referuar indirekt gazit lotsjellës që po përdoret në protestë nga brenda selisë, Policia sqaron se nuk është “vepër policore”, duke ia faturuar aktin administruesve aktualë të Partisë, që janë grupi i kryetarit të PD, Lulzim Basha.

REAGIMI I PLOTE: 

Policia e Shtetit

Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

LAJMI KRYESOR: Plas në PD/ Mbështetësit e Berishës shqyejnë derën, futen në seli! Goditet Bejko

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike perplasje ne pd policia e shtetit protesta 8 janar perplasje ne pd policia e shtetit protesta 8 janar

Sondazh

Poll