Aktualitet

Tensionet në PD, reagon Ambasada Amerikane: Refuzoni dhunën!

8 Janar 2022, 10:41 Nga DOSJA
Tensionet në PD, reagon Ambasada Amerikane: Refuzoni dhunën!

TIRANE- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas tensioneve në selinë e Partisë Demokratike, ku mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë hyrë brenda ambienteve të partisë. Në një koment në rrjetet sociale, Kim shkruan se SHBA është e shqetësuar për tensionet në PD, ndërsa bën thirrje për të mos lejuar ushtrimin e dhunës.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.” shkruan ambasadorja Kim.

LAJMI KRYESOR: Plas në PD/ Mbështetësit e Berishës shqyejnë derën, futen në seli! Goditet Bejko

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike perplasje ne pd perplasje ne pd

Sondazh

Poll