Aktualitet

Përplasje tek PD! Roland Bejko dhunohet, mbështetësit e Berishës e nxjerrin në rrugë

8 Janar 2022, 10:21 Nga DOSJA
Përplasje tek PD! Roland Bejko dhunohet, mbështetësit e

TIRANË– Përplasje dhe dhunë tek selia e Partisë Demokratike! Kandidati për deputet në zgjedhjet e fundit është nxjerrë prej krahësh dhe me dhunë në rrugë nga mbështetësit e Partisë Demokratike që ishin grumbulluar në oborrin e selisë blu. Përplasja mes tij dhe demokratëve ka nisur që në momentin kur mbështetësit e Berishës e kanë pritur me ofendime Ronald Bejkon, duke e mos e lejuar të futet në selinë blu duke i zënë derën hyrëse.

E pikërisht në këtë moment ai është qëlluar nga ta dhe është nxjerrë forcërisht në rrugë, duke mos e lënë as të japë deklarata për mediat. Disa dhjetra metra larg selisë, pasi mediat e kanë ndjekur nga pas, Bejko ka qëndruar për t’u shprehur se e gjitha është bërë me urdhër të ish-kryeministrit Berisha. Madje shtoi se është goditur nga pas nga persona që i ka mbajtur me bukë, ndërsa shtoi se këto veprime ndaj tij janë bërë vetëm nga Enver Hoxha gjatë protestës ku ai ka qenë i pranishëm në Gjirokastër në 1991.

Ndërkohë që inicidenti jashtë, duket se është ndjekur edhe brenda selisë blu, pasi Partia Demokratike në një njoftim zyrtar nuk e ka lënë pa dënuar aktin e dhunës. Sipas tyre, dhuna e ushtruar ndaj Bejkos është e papranueshme, megjithatë nuk bëhet me dije nëse do të ndiqen hapa ligjore. Vetë demokrati është shprehur se nuk do të bëjë asnjë kallëzim në Polici kundër mbështetësve të tjerë të PD-së.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Dhuna ndaj Bejkos, REAGON PD: Dhuna e mercenarëve të Berishës është fytyra e vërtetë

S’i ndahen! Ronald Bejko qëllohet, s’e lënë as të flasë me mediat, e ndjekin edhe…

E nxorën nga selia e PD, Bejko: Kjo më ka ndodhur edhe në ’91 në Gjirokastër

Nuk futet më në seli! Bejko: U befasova, më qëlloi njeriu që e kam mbajtur me bukë

E FUNDIT/ Mbështetësit e Berishës nxjerrin nga selia e PD Roland Bejkon

VD-Nisin përplasjet në selinë e PD-së, mbërritja e Roland Bejkos acaron protestuesit

VD-Bejko ‘rrethohet’ nga mbështetësit e Berishës, LUM ofendimesh

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dhunohet roland bejko perplasje ne partine demokratike dhunohet roland bejko perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll