Politike

Braçe sulmon Voltana Ademin: Molotana mblidh plehrat, boll i lëshove rrugëve, 30 qershor jepi fund ti

27 Qershor 2019, 08:00 Nga DOSJA
Braçe sulmon Voltana Ademin: Molotana mblidh plehrat, boll i lëshove

Tiranë- Erion Braçe, zv/kryeministri ka sulmuar kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, pas kjo ka paralajmëruar protesta nga ana e demokratëve.  Në Instagram ai ka publikuar një foto me plehra ku shprehet se kryetarja e Bashkisë duhet të mbledhë njëherë plehrat dhe se 30 qershori i jep fund kësaj situate.

“Molotana apo Boltana: Mblidhi plehrat! Boll i lëshove rrugëve! Mëngjesi banal e kriminal ne Shkoder! 30 qershor jepi fund ti! Voto të rikthehet puna!”, shkruan Braçe në rrjetin social.

Theksojmë se kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka dalë kundra zgjedhjeve të 30 qershorit dhe është shprehur se nuk do t’i lejojë ato që të zhvillohen në qytetin e saj. Një ditë më parë për zgjedhjet e 30 qershorit Bashkia Shkodër ftoi  të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestat që do të nisin në këtë qark që nga dita e sotme. Mësohet se protestat do të zgjatin që nga data 27 qershor deri më 2 korrik. Një detaj që vihet re është se protestat do të zgjatin 12 orë, nga 7:00 e mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace voltana ademi erion brace voltana ademi

Sondazh

Poll