Politike

Demokratët bëhen gati! Nisen nga Lushnja, Saranda dhe Lezha drejt Tiranës

8 Janar 2022, 08:19 Nga DOSJA
Demokratët bëhen gati! Nisen nga Lushnja, Saranda dhe Lezha drejt

TIRANË– Qindra demokratë janë nisur me autobusë dhe makinat e tyre për të protestuar në mbështetje të thirrjes së rithemeluesit të PD, Sali Berishës. Pas Korçës dhe Vlorës, mësohet se edhe tri degë të tjera të PD janë organizuar për të qenë në Tiranë në orën 12: Saranda, Lushnja dhe Lezha.

Nga rrethi i Lushnjës do të shkojnë në Tiranë rreth 800 anëtarë të PD, në përgjigje të thirrjes së grupit të rithemelimit për të qenë prezentë në protestë. 600 janë anëtarë të PD-së së degës Lushnjë dhe 200 të degës së Divjakës.

Dhe nga Saranda drejt Tiranës janë nisur rreth 100 demokratë. Transporti i tyre është bërë me mjete private. Nga Lezha, qindra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së janë duke mbërritur në Tiranë. Nisja është bërë nga çdo njësi administrative e Lezhës dhe është njoftuar se do të ketë një numër të madh pjesëmarrësish nga kjo degë.

LAJMI KRYESOR: 8 Janar! Berisha dhe grupi i tij ‘zbarkon’ sot në selinë e PD, Basha e sfidon

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll