Politike

PD ‘në luftë’, Ramës nuk i intereson, publikon pamjet e pallateve të reja në Manzë

8 Janar 2022, 08:22 Nga DOSJA
PD ‘në luftë’, Ramës nuk i intereson, publikon pamjet

TIRANË – Në një kohë kur në Partinë Demokratike situata nuk është aspak e mirë dhe ku sot pritet protesta e paralajmëruar nga ish-Kryeministri Berisha me simpatizantët e tij në selinë e Partisë Demokratike, duket se për Kryeministrin Rama kjo nuk përbën asnjë shqetësim.

Ky i fundit e ka nisur ditën duke publikuar disa foto nga pallatet e ndërtuara në zonën e Manzës për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Postimi i Ramës në Facebook:

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me foto nga pallatet e ndërtuara në zonën e Manzës për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Rama shkruan në rrjetet sociale se për pak ditë në këto komplekse do të jetë jeta e re plot ngjyra për 266 familje.

“Mirëmëngjes dhe me jetën e re që nis për pak ditë plot ngjyra për 266 familjet e Manzës që humbën strehën nga tërmeti, ju uroj të gjithëve një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike banesat sociale edi rama perplasje ne pd banesat sociale edi rama perplasje ne pd

Sondazh

Poll