Politike

“Shtëpia e demokratëve, e vjedhur në 2013”, Braçe: Gjëja e vjedhur nuk gëzohet

7 Janar 2022, 20:19 Nga DOSJA
“Shtëpia e demokratëve, e vjedhur në 2013”,

TIRANË – Ish-zv/kryeministri Erion Braçe reagoi për konfliktin brenda Partisë Demokratike. Në rrjetet sociale, deputeti socialist e konsideron betejën mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pasardhësit të tij Lulzim Basha si “betejë për plaçkën e vjedhur”.

Ai shkruan se në vitin 2013 kanë vjedhur godinën aktuale të PD-së, e cila në të kaluarën ka qenë pronë e Ushtrisë. Për këtë gjë, Braçe fajëson Sali Berishën (kryeministër në 2013), Lulzim Bashën (kryebashkiak i Tiranës në 2013) dhe Arben Imamin (ministër i Mbrojtjes në 2013) si personat që realizuan tjetërsimin e godinës së PD duke marrë dhe miratimin e komandantit Ushtrisë së Kohës. Në fund, Braçe shton se gjëja e vjedhur nuk gëzohet.

BETEJA PER PLAÇKËN;
HUDHRA GODINE KU PO ZIHEN PD-te,
ESHTE E VJEDHUR!

SIC NIS ASHTU VAZHDON,
ASHTU DO MBAROJ;
GJEJA E VJEDHUR NUK GEZOHET!

Fjalia me hipokrite qe degjoj ne 10 dite:
KJO, HUDHRA, ESHTE SHTEPIA E DEMOKRATEVE ETJ ETJ!

Ne 2013-ten, kur nje shumice e madhe shqiptaresh i perzuri nga pushteti, ne pritje per tu bere ditet e ikjes,
kryeministri-ky Sali Berisha, ministri i mbrojtjes-ai Arben Imami, kryetari i bashkise-ky LuliseBIT Basha , ne shkelje te plot te ligjit nje prone, kete prone qe sot e quajne “SHTEPIA E TE GJITHE DEMOKRATEVE”;

Pasi bene vendimet dhe morren godinen,
u kthyhen pas te merrnin miratimin e komandantit te Ushtrise, duke e bere grabitjen me te vertetuar!

Per kete PRONE TE GRABITUR por kacafyten e neser do perleshen me njeri tjetrin;
JANE TE GJITHE ATA QE DHE ME Regjistro SHENJEN DHE GOMA!

Fati eshte i percaktuar prej 2013-tes;
GJEJA E VJEDHUR NUK GEZOHET!

Kujtojmë që nesër do të mbahet protestë përpara godinës së Partisë Demokratike e thirrur nga Sali Berisha, ku do të tentohet nxjerrja jashtë saj e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll