Politike

Lëvizja e Bashës para protestës së Berishës! MESAZHI i dërguar kryetarëve të degëve

8 Janar 2022, 07:31 Nga DOSJA
Lëvizja e Bashës para protestës së Berishës! MESAZHI i

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve në orën 11:00. Kjo mbledhje do të bëhet ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë duke protestuar në ambientet e jashtme të selisë blu, protesta e cila do të nisë në orën 12:00.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i ka dërguar një mesazh të gjithë kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike. Sipas njoftimit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, pritet që sot të mblidhet edhe Kryesia e Partisë. Kjo mbledhje pritet të bëhet në vijim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor, ku u miratua Programi Organizativ i PD.

MESAZHI:

“Të nderuar Kryetarë,Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë.Ju përshëndes,Sekretari i PërgjithshëmGazment Bardhi”.

8 Janar! Berisha dhe grupi i tij ‘zbarkon’ sot në selinë e PD, ç’pritet të ndodhë?

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll