Politike

Berisha: Me dyert e blinduara do i bëjmë përmendore Bashës si histori turpi në PD

7 Janar 2022, 21:40 Nga DOSJA
Berisha: Me dyert e blinduara do i bëjmë përmendore Bashës

TIRANË – Ish-kryeministri tregoi se dyert e blinduara të vendosura në godinën e Partisë Demokratike do të hiqen për t’ia bërë dhuratë kryetarit të partisë Lulzim Basha. Në “Syri TV”, ish-lideri demokrat u përgjigj se nëj anëtar demokrat i Durrësit i ka propozuar që me dyert e blinduara t’i ndërtojnë një përmendore Bashës, të cilin Berisha e konsideron historinë më të turpshme në PD.

“Dyert do hiqen dhe do i bëhen dhuratë Lulzim Bashës. Do jenë dhuratë personale e tij. Çfarë është blind do bëhet dhuratë atij. Ka një propozim që ato dyer të përdoren për ngritjen e një përmendorje si kujtim si historia më e turpshme që i ka ndodhur PD-së. Është ide e një anëtari të PD-së në Durrës”, tha Berisha.

Kujtojmë që nesër do të mbahet protestë përpara godinës së Partisë Demokratike, ku mbështetësit e Berishës do të tentojnë të nxjerrin nga zyra Bashën në përpjekje për të përmbushur vullnetin e referendumit të 18 dhjetorit ku afro 44 mijë anëtarë të PD-së vendosën pro-shkarkimit të Lulzim Bashës nga funksioni i liderit të PD-së. Ditët e fundit, brenda ambjenteve të PD-së janë parë vendosje dyersh të blinduara.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll