Sport

Sporting Lisbona provon humbjen e parë të sezonit, mposhtet nga Santa Clara

8 Janar 2022, 06:37 Nga DOSJA
Sporting Lisbona provon humbjen e parë të sezonit, mposhtet nga Santa

PORTUGALI – Santa Clara, skuadra që renditej e 16-ta para kësaj ndeshjeje, e nisi me fitore fillimin e vitit në Portugali. I pamposhtur, Sporting pati mundësinë të kalojë në krye të kampionatit, por gaboi.

Djemtë e Ruben Amorimit humbën (3-2) për ndeshjen e tyre të parë të vitit, duke mbetur në kuotën e 44 pikëve, po aq sa Porto që kryeson dhe ka një ndeshje më pak.

Palhinha hapi rezultatin në minutën e 10-të, por golat e Patric, Lincoln dhe Ricardinho në të 78-ën, i siguruan vendasve fitoren e çmuar. Pablo Sarabia, i huazuar nga PSG, u dha avantazhin bardhebluve të Lisbonës në fillimin e periudhës së dytë. Por më kot.

Porto, që kryeson Primeira Ligan portugeze, në sajë të golaverazhit, sot do të përballet në Estoril dhe me gjasa mund të marrë 3 pikë epërsi ndaj Sportingut.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “dragao” të portos cristiano ronaldo sporting lisbon primeira ligas portugeze santa clara sportingu i lisbonës “dragao” të portos cristiano ronaldo sporting lisbon primeira ligas portugeze santa clara sportingu i lisbonës

Sondazh

Poll