Sport

“Sirena” spanjolle, Hysaj mund të ndërrojë skuadër pas vetëm 6 muajsh te Lazio

7 Janar 2022, 18:48 Nga DOSJA
“Sirena” spanjolle, Hysaj mund të ndërrojë

ANGLI-Newcastle sapo ka zyrtarizuar firmën me Trippier nga Atletico Madrid dhe spanjollët po kërkojnë me shpejtësi për të gjetur zëvendësuesin e anglezit.Sipas TuttoMercatoweb, Atletico Madrid ka shënjestruar Elseid Hysaj.

Këtë verë Lazio firmosi me mbrojtësin shkodran si transferim i lirë nga Napoli. Sipas portalit italian, ka pasur kontakte mes përfaqësuesve të Atleticos dhe drejtuesve të klubit bardhekaltër.

Përfitimi i një shifre të lartë nga një lojtar i afruar me parametër zero, nuk do ta bënte të mendohej gjatë presidentin e lacialëve, Claudio Lotito. Ndaj nëse Hysaj ëndërron një eksperiencë në Spanjë, ky duket si momenti i duhur.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid hysaj lazio atletico madrid hysaj lazio

Sondazh

Poll