Sport

“Rasti-Djokovic”: Edhe çekes Voracova i refuzohet viza, do të largohet nga Australia

7 Janar 2022, 15:47 Nga DOSJA
“Rasti-Djokovic”: Edhe çekes Voracova i refuzohet viza, do

AUSTRALI – Një kapitull, më shumë se një sagë e pafund. Nga “Rasti-Djokovic” për të përfunduar te Federata Australiane e Tenisit dhe drejtuesi i saj, Craig Tiley.

Nëpërmjet një dokumenti të marrë nga “News Corp” dhe të botuar në disa gazeta australiane, si “Herald Sun” dhe “Adelaide Now”, u zbulua se vetëm në fillim të dhjetorit, Federata Australiane e Tenisit do t’i dërgonte një email, si ATP-së, por dhe vetë lojtarëve, me udhëzime për t’iu dhënë sportistëve të pavaksinuar, një shans të vogël për të marrë pjesë në “Australian Open” 2022 (duke kërkuar, së pari, një përjashtim mjekësor ndërkombëtar dhe, së dyti, një përjashtim të dytë nga një panel i pavarur).

Por dokumenti është i datës 7 dhjetor 2021, ndërkohë qeveria federale kishte ndryshuar kërkesat, duke e bërë të pavlefshëm emailin e Federatës Australiane të Tenisit. Në fund të fundit, mungesa e një zinxhiri të vetëm komandues, në shkëmbimin e informacionit ndërmjet qeverisë federale, qeverisë së shtetit të Victoria dhe Federatës Australiane të Tenisit, duket është edhe arsyeja kryesore pse deri më tani është refuzuar hyrja e Djokovicit në këtë vend.

Ndërkohë, tenistja çeke Renata Voracova, e cila këto ditë ka luajtur në një turne në Melburn, është ndaluar nga autoritetet australiane për një vizë të paligjshme. 38-vjeçarja u ndalua nga zyrtarët e forcave kufitare australiane dhe aktualisht është akomoduar në Hotel Park në Carlton, i njëjti ku ndodhet edhe Djokoviç. Tenistja çeke Voracova ka zgjedhur të largohet nga Australia dhe të mos marrë pjesë në Grand Slam që starton më 17 janar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “rasti-djokovic” avokatët e djokovicit djokoviç ndodhet në “hotel park” federata australiane e tenisit “rasti-djokovic” avokatët e djokovicit djokoviç ndodhet në “hotel park” federata australiane e tenisit

Sondazh

Poll