Sport

“Depresioni gati sa nuk më vrau”! Futbollisti trondit: Do hidhesha nën një tren

7 Janar 2022, 21:40 Nga DOSJA
“Depresioni gati sa nuk më vrau”! Futbollisti trondit: Do

ARGJENTINË-Emanuel Mammana trondit me deklaratën e fundit. Mbrojtësi i River Plate ka rrëfyer për gazetën Olé tentativën e tij për vetëvrasje dhe dha detaje të atij momenti të vështirë. 25-vjeçari, në prill të vitit 2020, tregoi se pas humbjes së prindërve kishte menduar vetëvrasjen dhe se River e kishte ndihmuar shumë.

“Mendova të lija futbollin, mendoja edhe për çmendurinë e vetëvrasjes. Doja ta bëja dy herë. Ishte shumë e vështirë, shumë e vështirë. Por pavarësisht dhimbjes arrita të dal prej saj. Më duhej të realizoja ëndrrën e babait tim: ai donte që unë të arrija Kombëtaren. Një ditë po prisja trenin dhe kur pashë se po vinte vendosa të hidhesha.

Një i huaj më kapi nga qafa e këmishës dhe më hodhi pas murit. Nuk e di kush është ai person, por e falënderoj nga zemra. Sot kam familjen dhe fëmijët e mi. Prindërit e mi nuk donin që unë të bëja vetëvrasje”.

Mbrojtësi u largua nga River Plate për t’u bashkuar me Lyon në vitin 2016, më pas filloi aventurën e tij me Zenit në 2017. Argjentinasi e përfundoi përvojën e tij në Rusi në fillim të vitit 2022, pas huazimit te Sochi. 25-vjeçari është kthyer në shtëpi te River, klubi që e ndihmoi të kapërcejë vdekjen e prindërve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentine mammana argjentine mammana

Sondazh

Poll