Sport

Zbulohet tradhtia e Ronaldos kur luante te Juve, përgjimi i vitit 2019: Kthehet…

7 Janar 2022, 19:53 Nga DOSJA
Zbulohet tradhtia e Ronaldos kur luante te Juve, përgjimi i vitit 2019:

ITALI-Në muajin gusht Cristiano Ronaldo u largua nga Juventus, por përvoja te bardhezinjtë mund të kishte përfunduar më herët. Agjenti i tij Jorge Mendes tentoi ta kthente klientin e tij te Real Madrid në dhjetor të vitit 2019.

Kjo u zbulua nga revista Sabado, e cila kishte akses në disa përgjime që përfunduan në një hetim të drejtësisë portugeze.Nga përgjimet rezultoi se Jorge Mendes ka folur me drejtorët sportivë të dy klubeve, Fabio Paratici (Juventus) dhe José Angel Sanchez (Real Madrid).

Por ai gjithashtu donte të shkonte më tej duke kontaktuar drejtpërdrejt Florentino Perez.Mendes pyeti presidentin e klubit madrilen nëse ishte i gatshëm për një rikthim të portugezit, ky i fundit deklaroi se marrëveshja mund të arrihet në janar të vitit 2020.

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid në verën e vitit 2018 për t’iu bashkuar Juventusit, ku qëndroi deri në verën e vitit 2021. Portugezi thuhet se u përpoq të kthehej në Spanjë pas vetëm një viti e gjysmë në Serie A.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus mendes real madrid ronaldo juventus mendes real madrid ronaldo

Sondazh

Poll