Sport

“Për Eriksen dyert janë të hapura”! Conte bën gati një skenar të bujshëm në janar

7 Janar 2022, 19:26 Nga DOSJA
“Për Eriksen dyert janë të hapura”! Conte bën

ANGLI-Dy ditë pas ndeshjes së FA Cup kundër Morecambes, Antonio Conte tregoi një hipotezë sugjestive në merkaton e janarit. Trajneri italian foli për rikthimin e Christian Eriksen te Spurs.

“Nuk kam folur kohët e fundit me Eriksen por ishte fantastike ta shihja në fushë duke shkelmuar topin. Po flasim për një lojtar të rëndësishëm por edhe për një njeri të madh.” Conte nuk e harron atë moment të tmerrshëm që ndodhi më 12 qershor në Copenhagen, ku Eriksen ra në tokë pa ndjenja.

“Ajo që ndodhi nuk ishte e bukur për njerëzit që punojnë me të dhe që e njohin. Unë personalisht kisha frikë në atë moment. Por me siguri që është një lajm i mirë ta shohim tani gati për të luajtur përsëri. Dyert për Cristian janë gjithmonë të hapura”, ishin fjalët e Contes, duke hapur një skenar të rëndësishëm në merkato.

Rrugët e dy personazheve u kryqëzuan te Interi nga janari i 2020-ës deri në verë, një marrëdhënie që u mundua të ngrihej, por me kalimin e kohës të dy e kuptuan njëri-tjetrin dhe fituan një kampionat të merituar me klubin e Interit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eriksen tottenham eriksen tottenham

Sondazh

Poll