Sport

Nuk ka luajtur që nga 28 gushti, Gareth Bale mund të lërë futbollin në verë

7 Janar 2022, 18:35 Nga DOSJA
Nuk ka luajtur që nga 28 gushti, Gareth Bale mund të lërë

SPANJË-Gareth Bale tani është një lojtar i harruar për Real Madrid. Gjashtë muaj pas rikthimit të tij nga huazimi te Tottenham, ai ka luajtur vetëm tri ndeshje, gjithsej 193 minuta, plus faktin që nuk ka shkelur në fushë që nga 28 gushti. Uellsiani u dëmtua më 11 shtator dhe qëndroi jashtë për 63 ditë dhe më pas dëmtimi me Uellsin në nëntor dhe pozitiviteti me COVID-19 në Krishtlindje.

Spanjollët as që e çojnë nëpër mend të nënshkruajnë një kontratë të re me të. Në verë ai del lojtar i lirë dhe nëse Uellsi kualifikohet në Katar 2022, ai do të firmosë në një skuadër vetëm që të luajë dhe të jetë gati për Kupën e Botës.

Nësë Uellsi nuk ia del, atëherë Bale do ta mbyllë me futbollin e luajtur. Kombëtarja britanike do të përballet në gjysmëfinale me Austrinë. Nëse fiton, atëherë do të ndeshet për një vend në Katar 2022 me fituesin e Skoci-Ukrainë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gareth bale real madrid gareth bale real madrid

Sondazh

Poll