Politike

VD-Basha-demokratëve: Berisha ju ka mashtruar, por organizon protestë kundër jush

7 Janar 2022, 16:37 Nga DOSJA
VD-Basha-demokratëve: Berisha ju ka mashtruar, por organizon protestë

TIRANË– Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pretendon se protesta e nesërme para selisë së PD-së është kundër demokratëve. Në fjalën e tij gjatë një konference për shtyp, Basha u shpreh se Berisha i ndërmerr të gjitha veprimet për të kundërshtuar sanksionet ndaj tij. Madje Basha shtoi se tubimi nesër, i cili do të zhvillohet para selisë së PD-së, në fakt është protestë kundër Amerikës.


“Lëvizjet e Sali Berishës, që nga shtatori  kur unë mora vendimin e për pezullimin e tij, e sot e gjithë ditën,  kanë shërbyer për të zhurmuar e devijuar fokusin e betejes sonë opozitare, rrjedhimisht duke i dhënë oksigjen qeverisë. Për hallin e tij që as e ka nga ne, as ia zgjidhim dot ne, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër Partisë Demokratike, në të vërtetë kundër SHBA. Ka një pikë kur boll është boll. Në kulmin e lëvizjes së tij, koha tregoi se megjithë diversionet e parreshtuara të Sali Berishës, Kryesia, Këshilli Kombëtar përfshirë Grupin Parlamentar dhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbajtur më 18 dhjetor, si dhe shumica e demokratëve kanë vendosur t’i qëndrojnë me vendosmëri qëndrimeve zyrtare të PD-së për korrupsionin dhe përcaktimin non grata të SHBA-së dhe të zbatojnë në partinë tonë atë që kemi kërkuar prej vitesh nga të gjitha institucionet shqiptare. Sali Berisha ka mashtruar dhe ka dashur t’ju bëjë për budallenj me sajesat dhe trillimet e tij qesharake rreth arsyeve përse është  shpallur non grata nga SHBA,  në një kohë kur motivacioni ka qenë dhe është i qartë  për çdokënd që nuk ka dëshirë të  gënjehet,”-tha ndër të tjera Basha.

LAJMI KRYESOR: 8 janari, Basha-demokratëve: Rrini larg, Berisha do sjellë kriminelë e dhunë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha 7 janar 2021 lulzim basha 7 janar 2021

Sondazh

Poll