Politike

VD-Basha: Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë!

7 Janar 2022, 16:46 Nga DOSJA
VD-Basha: Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh për demokratët nga selia blu. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se demokratët po përdoren nga ish-kryeministri Sali Berisha për përfitimet e tij. Gjatë fjalës së tij, numri një i opozitës shtoi se lideri historik i PD dëshiron që të përdorë selinë blu për “hallet” e tij, duke nënkuptuar kështu shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Po ashtu, Basha shtoi se Berisha mbështetet nga persona të inkriminuar, të cilët e mbështesin.


Berisha e nisi si beteje per statutin, por tregoi se ishte nje mashtrim si gjithcka tjeter qe prej 9 shtatorit. Ai shkeli statutin, manipuloi firmetarët per kuvendin, manipuloi me mitingun, manipuloi me pseudo referendumin. Sepse ai do kaos dhe dhune, ai nuk njeh as statut as institucione, sepse ai do PD vetem si mburoje per hallin e tij te madh. Për hallin e tij nuk mendohet dy herë të përplasë demokratët me njeri tjetrin. Ta harrojë! Selia është e demokratëve pa dallim, është shtëpia e lirisë, e mendimit të lirë, shtëpia e bashkimit rreth interesit që na bashkon të gjithëve, pro meje apo kundër meje, që është largimi një orë e më parë i qeverisë se rekordeve të zeza të Edi Ramës. Por kjo seli nuk është e nuk do te jetë han mesjetar ku mund të hyjnë duke u kapardisur eksponente te botës së  trafiqeve dhe krimit, apo të merret peng nga  ish zyrtarë të korruptuar të qeverisë së PD-së. Selia e PD-se nuk do të jetë arenë vetëgjyqësie për interesat e Sali Berishes. Tani situata është e qartë. Përplasje mendimesh po. Liri shprehje po. Liri zgjedhjesh dhe garë po. Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore. Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajtures protestë  para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë. Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron. Ai kërkon t’i përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit,”-e mbylli Basha fjalën e tij. 

LAJMI KRYESOR: 8 janari, Basha-demokratëve: Rrini larg, Berisha do sjellë kriminelë e dhunë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha 7 janar 2021 lulzim basha 7 janar 2021

Sondazh

Poll