Politike

Komisioni i Rithemelimit: ‘Gaztori’ Bardhi përgënjeshtroi Lulzim Bravën

7 Janar 2022, 17:22 Nga DOSJA
Komisioni i Rithemelimit: ‘Gaztori’ Bardhi përgënjeshtroi

TIRANË – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike reagoi sërish pasi sekretari i PD-së Gazment Bardhi nuk lejoi gazetarët të futeshin në selinë blu duke thënë se po kryhen punime. Nëpërmjet zëdhëneses së Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo shkruhet në Facebook se gaztori i shoqatës “Humbim për të Fituar” (Bardhi) përgënjeshtroi kryetarin e PD-së Lulzim Basha, i cili ditën e djeshme mohoi blindimin e dyerve të zyrave të partisë më të madhe opozitare. Sjellja e sotme e sekretarit demokrat, sipas Komisionit të Rithemelimit, vërteton se godina e PD-së është bunkerizuar si dhe pazaret e pista të kryetarit Badha me kryeministrin Edi Rama.

Komisioni i Rithemelimit bën me dije se nesër me protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha godina e PD-së do të çlirohet përfundimisht për t’iu kthyer demokratëve.

POSTIMI I FLORIANA GAROS:

Neser fillon rrugetimi yne i perbashket drejt FITORES!

Akuzat mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të kryetarit demokrat Lulzim Basha vazhduan dhe ditën e sotme, ku sekretari Bardhi përmendi se Fatjon Dautaj dhe Petrit Mustafa, persona që shoqërojnë Berishën, kanë precedentë penal. Gjithashtu, ai tha se ish-kryetari i PD-së ka përgatitur për nesër skenar dhune.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike floriana garo gazment bardhi komisioni i rithemelimit te pd floriana garo gazment bardhi komisioni i rithemelimit te pd

Sondazh

Poll