Politike

A do mbyllen dyet e PD në Lushnje? Korreshi: Pse Saimir Brava jam?! Kanë 20 çelësa

7 Janar 2022, 16:28 Nga DOSJA
A do mbyllen dyet e PD në Lushnje? Korreshi: Pse Saimir Brava jam?!

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike të Lushnjes Saimir Korreshi pranoi se dyert e degës demokrate të Lushnjes nuk do të mbyllen dhe se çdo anëtar mund të hyjë aty. Në “Faxnews”, Korreshi tha se nuk quhet “Saimir Brava” lidhur me akuzat e Komisionit të Rithemelimit se kryetari Lulzim Basha ka urdhëruar ndryshimin e bravave të dyerve të zyrave të godinës së PD dhe disa degëve të saj.

Gjithashtu, Korreshi tha se referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit në Lushnje është mbajtur në degën demokrate të këtij qyteti. Në lidhje me Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Basha, deputeti deklaroi se kanë ardhur në Pallatin e Kongreseve jo vetëm delegatë të PD-së në Lushnje, por dhe simpatizantë. 

PJESË NGA EMISIONI “TË VAKSINUARIT” Në “FAXNEWS”

Pyetje: A do vendosni edhe ju brava të reja në dyert e selisë së PD në degën e Lushnjës?

Korreshi: Pse Saimir Brava jam unë? Unë jam Saimir Korreshi. Nëse do kalojmë në këto nivele do ishte turpi ynë që drejtojmë në këto degë. Në selinë e PD në Lushnjë, kanë 20 çelësa dhe kushdo anëtar mund të hyjë

Pyetje: E keni ndjekur referendumin e bërë?

Pyetje: Nuk e kam ndjekur dhe nuk merrem me verifikime. Kam qenë në kuvendin e thirrur nga PD në datën 18 dhjetor. Nga Lushnja kanë ardhur edhe simpatizantë, jo vetëm delegatë.

Pyetje: Për të mbushur sallën?

Pyetje: Jo po për të mbushur vaporin. Nuk më është kërkuar asnjëherë që unë të organizoja një ‘foltore’ të PD. Ka mundësi që festën e PD në Lushnjë ta organizojë dikush që vjen nga Tirana? Jo, por kjo ka ndodhur në Lushnjë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kuvendi i 18 dhjetorit referendumi i berishes saimir korreshi kuvendi i 18 dhjetorit referendumi i berishes saimir korreshi

Sondazh

Poll