Bota

Qëlluan me armë para xhamisë, arrestohen dy persona në Bosnjë

7 Janar 2022, 18:40 Nga DOSJA
Qëlluan me armë para xhamisë, arrestohen dy persona në

SARAJEVË – Punonjësit e Policisë së komisariatit të Janjës, në Bosnjë dhe Herzegovinë kanë njoftuar ditën e sotme se janë arrestuar dy personat përgjgjës për sulmin më armë jashtë xhamisë.

Sipas Tuzzla press, të shtënat me armë zjarri ndodhën mëngjesin e djeshëm para xhamisë xhamisë “Atik”. Disa burra kanë fyer me fjalë fashisto-shoviniste besimtarët që po ktheheshin nga falja e namazit të mëngjesit. Ata kanë qëlluar edhe me armë zjarri në ajër. Ngjarje të tilla kanë nisur të bëhen të shpeshta në Bosnje, sipas grupit “Remembering Srebrenica”.

Skena tmerrësisht shqetësuese. Fatkeqësisht, akte të tilla frikësimi të drejtuara ndaj të mbijetuarve që tashmë kanë duruar kaq shumë vuajtje po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në shumë pjesë të Bosnjës dhe nuk mund të lejohen të vazhdojnë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër urrejtjes”, thuhet në reagim.

Policia tha se mjeti që ka qënë në lëvizje, drejtohej nga MZ, i cili është dorëzuar më pas vullnetarisht.  Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Bijelinës, Aleksandra Mariç, tha se janë duke u zgjeruar të gjitha masat dhe veprimet për vërtetimin e fakteve dhe rrethanave në lidhje me ngjarjen e djeshme para xhamisë.

Ky është incidenti i dytë para xhamisë Atik në Janja, sipas “Raportit Kombëtar mbi Islamofobinë në BiH për vitin 2020”. Xhamia Atik në Janjë u qëllua për herë të parë në janar 2016.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bosnje e hercegovinë xhami xhamia bosnje e hercegovinë xhami xhamia

Sondazh

Poll