Bota

Horrori në Meksikë/ 10 trupa gjenden brenda një makine para zyrës së guvernatorit

7 Janar 2022, 07:30 Nga DOSJA
Horrori në Meksikë/ 10 trupa gjenden brenda një makine para

MEKSIKËNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në pjesën qendrore të shtetit meksikan Zacateas. Janë zbuluar 10 trupa brenda një makine jashtë zyrës lokale të guvernatorit të shtetit.

Sipas Athina 984, guvernatori i shtetit qendror David Monreal tha se rreth orës 05:30 i kishin thënë se një makinë gri ishte parkuar para selisë dhe se brenda dukeshin disa persona që ishin rrahur barbarisht. Fillimisht u raportua se makina, një fuoristradë “Mazda”, u parkua nga një shofer i cili dukej të ishte vetëm dhe se 6 trupa u gjetën në automjet, por pas kontrollit u gjetën edhe 4 të tjerë. Montreal tha më vonë se dy të dyshuarit ishin arrestuar. Ministria e Sigurisë së Meksikës deklaroi që po dërgojnë ndihmë për të ndihmuar investigimin lokal.

“Në orën 05:30, u informova për një makinë gri të braktisur këtu përpara ndërtesës së qeverisë me trupat e njerëzve që me sa duket ishin rrahur,” tha ai.

Sipas autoriteteve meksikane, shteti i Sakatekas kohët e fundit është kthyer në një fushë beteje të kartelit Sinaloa dhe gjeneratës së re të Jaliscos. Rreth pesëmbëdhjetë trupa u gjetën të varur në publik brenda pak ditësh. Qeveria ka njoftuar se po dërgon përforcime, 460 trupa të tjera, në shtetin ku 4000 trupa janë vendosur tashmë. Sakatekas është qeverisur nga Lëvizja e Rilindjes Kombëtare (MORENA), partia e Presidentit Lopez Obrador, që nga shtatori.

Kreu aktual i shtetit thotë se preferon një politikë tjetër, të cilën ai e përmbledh me frazën “abrazos, jo balazos” (“përqafime, jo pushkë”) për të luftuar kartelet, por mban forcat e armatosura të dislokuara në të gjithë territorin. Qeveria e tij ngriti gjithashtu një forcë të re sigurie, Gardën Kombëtare, në mars 2019 për të luftuar krimin e organizuar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota meksike sulm ne meksike meksike sulm ne meksike

Sondazh

Poll