Bota

Aksioni “Brezovica”/Gjykata lë 1 muaj në paraburgim 3 të arrestuarit në Kosovë

7 Janar 2022, 17:40 Nga DOSJA
Aksioni “Brezovica”/Gjykata lë 1 muaj në paraburgim 3

KOSOVË – Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur ditwn e sotme lwnien nw paraburburgim pwr njw muaj tw tre tw arrestuarve nw aksionin e djeshwm “Brezovica” nw Kosovw.

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimit, ish-sekretarit të kësaj ministrie, Arben Çitakut, dhe biznesmenit Ismet Asllani.

Halimi, kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor akuzohet për keqpërdorim të detyrës, Çitaku, ish-sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie dyshohet për po të njëjtën vepër penale si dhe për marrje ryshfeti. Ndërsa biznesmeni Asllani akuzohet se ka dhënë para ndaj njw zyrtari që të veprojë në kundërshtim me ligjin, pra korrupsion.

Njoftimi i plotë:

B.H. i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; dhe veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së. A.Q. i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; dhe veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së. I.A. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 të KPRK-së; dhe veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë.Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora arben çitaku bedri halimi gjykata ferizaj ismet asllani kosove operacioni "brezovica" arben çitaku bedri halimi gjykata ferizaj ismet asllani kosove operacioni "brezovica"

Sondazh

Poll